Të mbrojtur në heshtje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Gjykata Speciale ka shkaktuar “tërmet” politik në Kosovë me ftesat e fundit që i ka dërguar në drejtim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi pikërisht për shkak të ftesës që mori nga kjo Gjykatë. Pos tij, gjatë shtatë muajve të fundit për intervistim janë ftuar edhe dhjetëra ish-eprorë të tjerë të UÇK-së, shkruan gazeta “Zëri”.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka folur sërish dje për intervistimin që ka pasur në Hagë, pas ftesës që ka marrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se atje është mbrojtur në heshtje, duke mos u përgjigjur në pyetjet e parashtruara. “Dje jam kthyer, pardje kam qenë në Hagë, kam kryer intervistën, intervista ka qenë procedurë ligjore. Pra marrje në pyetje, nuk kam pasur ndonjë temë të caktuar për të cilën më është propozuar për të diskutuar. Këshilla ligjore e mbrojtësit tim ligjor ka qenë që të paraqes pozicionin në heshtje”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë njoftoi se nuk i është bërë me dije nëse do të vazhdojnë ose jo hetimet ndaj tij, shkruan gazeta “Zëri”.

“Nuk më është bërë njoftim as që janë ndalur hetimet ndaj meje, por as që do të më thërrasin më. Por po ashtu nuk më është thënë se kam obligim të çfarëdo natyre ndaj Gjykatës”, ka potencuar ish-komandanti i UÇK-së.

Pos Haradinajt, edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, është intervistuar para pak ditësh në Hagë. Me këtë rast Buja ka thënë se intervistimi i tij ka zgjatur rreth dy orë, jo më shumë. Edhe Buja, sikurse Haradinaj, nuk është përgjigjur në asnjërën prej pyetjeve të parashtruara. “Jam mbrojtur në heshtje. Me gjithë pauzat që kemi pasur intervistimi ka zgjatur rreth dy orë. Në një ftesë jam ftuar si dëshmitar, në ftesën tjetër si i dyshuar. Gjatë intervistimit pyetjet kanë qenë për periudhën e luftës”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Derisa ka folur për një gjë të tillë, avokati i akredituar nga Gjykata Speciale Tahir Rrecaj ka thënë se mbrojtja në heshtje nuk i dëmton personat e dyshuar. “Është e drejtë ligjore e secilit person të dyshuar ose të pandehur ta shfrytëzojë të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje. Mbrojtja në heshtje nuk nënkupton fajësinë e personit të dyshuar dhe nuk mund ta dëmtojë në asnjë mënyrë personin e dyshuar, sepse baza e të provuarit se një person e ka kryer një vepër penale i takon gjithnjë Prokurorisë, kurse personi i dyshuar ose i pandehur nuk është i detyruar ta vërtetojë pafajësinë e tij”, ka deklaruar ai./ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...