Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me radhë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 21-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje, njofton Komuna e Lipjanit.

Në fillim të kësaj mbledhje këshilltarët kanë adresuar pyetje për ekzekutivin komunal, në të njejtën kohë kanë marrë përgjegjje nga nënkryetari Komunës Fauz Xhemajli dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, shkruan Komuna.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është prezantuar raporti
i shpenzimeve Janar – Qershor 2019 që ka përgatitur Drejtoria për Buxhet dhe Financa njëherit është miratuar propozim vendim për miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Komunës së Lipjanit për Kujdes Parësor – Shëndetësor (2020-2024), po ashtu, është prezantuar raporti i përfromancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2018, është miratuar propozim vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së palujtshme të Komunës së Lipjanit, propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës ZK Gadime e Ulët, propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit në pronsi të Komunës në rrugën “Lidhja e Prizerenit”, propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim sfatshkurtër të lokaleve në pronsi të komunës në shenshin “Adem Jashari”, shkruan Komuna e Lipjanit.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Është prezantuar raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018, ndërsa është miratuar propozim vendim pë miratimin e ofertës së përzgjedhur nga komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Lipjanit, propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për zabtimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës ZK Gadime e Ulët dhe Babush i Muhaxherve.

Ndërsa nga Drejtoria Arsimit është dhënë Informatë, ecurie procesit mësimor në periudhën Janar-Qershor 2019, dhe është miratuar propozim vendim për miratimin e planit Komunal të veprimit për të zhvendosurit zgjidhje të qëndrueshme, thuhet në fund.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...