40,000 amerikanë ia mësyjnë Trekëndëshit të Bermudës në kërkim të alienëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Pas iniciativës në Facebook – që iu kanë bashkuar miliona njerëz – për të shkuar në Zonën 51 të Amerikës, disa njerëz kanë ardhur me ide të reja.

Më shumë se 40,000 njerëz i janë bashkuar një eventi në Facebook, për të shkuar në Trekëndëshin e Bermudës, vendin mitik në Oqeanin Atlantik për të cilin ka kohë që mendohet se aty ndodhet një vrimë e zezë në të cilën shumë njerëz janë zhdukur pasi kanë kaluar andej, transmeton Gazeta Express.

Ka shumë mite dhe legjenda rreth zonës në Oqeanin Atlantik të njohur si Trekëndëshi i Bermudës, dhe shumë njerëz mendojnë se kjo zonë është një vend i rrezikshëm.

Megjithatë, kjo zonë e oqeanit është në fakt një nga pjesët më të udhëtuara të oqeaneve të botës. Vetëm se ka shumë storje të famshme rreth anijeve dhe aeroplanëve që thuhet se janë zhdukur në këtë pjesë, transmeton Gazeta Express.

Nga kjo pjesë kalojnë shumë aeroplanë për shkak se lidh Amerikat, Europën dhe Ishujt Karaibe. Disa autorë në shekullin e kaluar, shumë ngjarje misterioze që kanë ndodhur në këtë zonë ia kanë atribuuar qytetit të humbur të Atlantisit.

Sipas shumë miteve dhe legjendave, që shumica i atribuohen Platonit, Atlantis ishte një qytet me një civilizim dhe teknologji shumë të lartë, që u zhduk në oqean pasi keqpërdorën njohuritë e tyre.

Autorët sugjerojnë se ndoshta në këtë pjesë ndodhet një forcë magjike ose jashtëtokësore, por krejt këto pretendime kurrë nuk janë dëshmuar – dhe ky vend ende mbetet relativisht i sigurt për të udhëtuar, krahasuar me pjesën tjetër të botës. /Express

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...