Audi ka filluar të punojë për një A3 të ri

PUBLIKUAR

Makina e re, pritet të jetë më e avancuara në klasë

Lansimi i Mercedes A-Class dhe CLA-Class, nuk i ka pëlqyer shumë kompanisë Audi, që konsideron se ka konkurrencë të ngjeshur të sedanëve luksozë, transmeton Telegrafi.

Modelet e tanishme A3, S3 dhe RS3 të tanishme, janë shumë të mira, mirëpo për të qenë në nivel me Mercedes, duhet punur edhe më shumë. Raportohet se Audi ka filluar të punojë për një A3 të ri, që do të arrijë si një model i vitit 2021.

Lansimi i kësaj makine, është shtyrë, pasi Audi është fokusuar në prodhimin e e-tron, që të tejkalojë sa më shpejtë skandalin Dieselgate.

Burime të besueshme nga Audi, i kanë thënë Autocar se është duke u punuar në gjeneratën e tretë të A3, që do të jetë më e avancuara në këtë klasë, për të mposhtur konkurrencën.

“Do të jetë makinë më e mirë në çdo formë, derisa brendësinë do ta ketë shumë më të mirë, ku gjithçka është digjitale” është thënë lidhur me këtë veturë.

Me vendosjen e sistemit hibrid, është punuar që Audi A3 i ri, të jetë shumë më i shkathtë në lëvizje, të mos lëshojë tinguj të padëshirueshëm dhe të ketë dukje të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...