Vazhdon përhapja e ebolas në Kongo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Virusi i rrezikshëm i Ebolas tashmë ka arritur në qytetin kongolez, Goma, i cili ka dy milionë banorë dhe shërben si urë lidhëse për transport në pjesën qendrore të Afrikës.

Ministria e Shëndetësisë e Kongos tha se një burrë, që shkoi për t’u kontrolluar në një qendër rajonale, është dërguar shpejt në një qendër për trajtimin e Ebolas.

Autoritetet thanë se i kanë gjetur të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar me të njëjtin autobus me personin e infektuar, i cili vinte nga qytetit i Butembos, ku numri i rasteve me këtë virus është mjaft i madh.

“Për shkak të shpejtësisë së identifikimit dhe izolimit të pacientit dhe identifikimit të të gjithë bashkudhëtarëve, rreziku i përhapjes së virusit në pjesën tjetër të qytetit është i vogël”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ky virus kanë vdekur më shumë se 1600 persona në Kongo, ndërsa 700 të tjerë janë shëruar. Sipas statistikave zyrtare, deri tash me këtë sëmundje janë infektuar rreth 2400 njerëz. Vetëm fundjavën e kaluar u konfirmuar 12 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën.

Zyrtarët kongolezë bënë thirrje për marrjen e masave parandaluese, përfshirë pastrimin e shpeshtë të duarve dhe shmangien e kontaktit me të gjithë personat që dyshohen se janë të infektuar me këtë virus, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...