Avokati i Griezmannit: Atletico Madridi po mashtron

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Sevan Karian, avokati i Antoine Griezmannit, ka bërë të ditur se është i zhgënjyer me mënyrën se si Atletico Madridi është sjellë pasi transferimi i francezit në Barcelonë u konfirmua të premten.

“Los Rojiblancos” pretendojnë se përkundër që klauzola e shkëputjes së kontratës të Antoine Griezmannit ra nga 200 në 120 milionë euro më 1 korrik, Barcelona kishte marrëveshje me lojtarin para kësaj date, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arsye, drejtuesit e Atletico Madridit e kanë kundërshtuar fuqishëm zyrtarizimit e transferimit të Griezmannit në Barcelonë, duke thënë se 120 milionë eurot që Barcelona i ka paguar nuk janë të mjaftueshme.

Kariani është i befasuar nga vendimet dhe deklaratat e Atletico Madridit. Qëndrimin e tij ai e shprehu në një intervistë të dhënë për revistën e famshme sportive, L’Equipe.

“Antoine është shumë i zhgënjyer nga sjellja e Atletico Madridit dhe drejtuesve të klubit, të cilat po mashtrojnë dhe janë duke e komunikuar të kundërtën e asaj që i thanë atij personalisht”, ka thënë Kariani.

Vendimi për t’i kërkuar edhe 80 milionë euro të tjera për Griezmannit nuk kuptohet nga drejtuesit e Barcelonës, ndërsa avokati i futbollistit thotë se nuk është i shqetësuar nga kërcënimi i Atletico Madridit për padi ligjore.

“Le të bëjnë çfarëdo që e shohin të arsyeshme, ne do ta bëjmë të njëjtën gjë nëse e shohim të nevojshme”, shtoi Kariani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...