Kancelarja Merkel qëndron ulur gjatë intonimit të himnit

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja daneze Mete Frederiksen qëndruan sot ulur gjatë intonimit të himnit në Berlin, një ditë pasi Merkel pësoi dridhje në ceremoni të ngjashme.

Ajo nuk tregoi asnjë shenjë të shëndetit të keq sot, por ishte ulur me një mysafir para ndërtesës së Qeverisë në Berlin, e cila është gjithashtu e pazakontë kundër protokollit gjatë nderimeve ushtarake dhe shtetërore.

Merkel dje pësoi dridhjen e tretë derisa qëndronte me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Po ashtu, kancelarja gjermane nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë. Merkel atëherë iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi.

Koelner Stadt-Anzeiger: Angela Merkel duhet t'u përgjigjet pyetjeve rreth shëndetitKoelner Stadt-Anzeiger: Angela Merkel duhet t’u përgjigjet pyetjeve rreth shëndetit

Pas gjysmë ore Merkel erdhi në parlament dhe dukej mirë. Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky njëmbëdhjetë ditë më parë.

Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Ajo ka thënë se ndihet mirë me shëndet dhe se gjëra të tilla “vijnë e shkojnë”. /KP/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...