Lëngjet parandalojnë formimin e gurëve

PUBLIKUAR

Lëngu i limonit dhe i portokallit ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të gurëve në veshka, shkruan “Zëri.info”.

Gurët në veshka krijohen si pasojë e mungesës së sasisë së mjaftueshme të lëndëve, që parandalojnë krijimin e gurëve në urinë dhe nga pasurimi i urinës me kripëra që i formojnë ato.

Ato shkaktojnë dhimbje, gjak në urinë, infeksione të rrugëve urinare, temperaturë, përzierje dhe të vjella.

Te meshkujt shfaqen 3 herë më shumë se te femrat dhe njëri nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre është ushqyerja e pamjaftueshme dhe moskonsumimi i lëngjeve.

Konsumimi i lëngjeve pra minimizon mundësinë e krijimit të gurëve në veshka. Lëngu i limonit dhe i portokallit ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të gurëve në veshka, për shkak të acidit nitrik që përmban. Ndërsa produktet e pasura me proteinë dhe me kripë rrisin mundësinë e krijimit të gurëve. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...