Shtojeni një lugë të këtij përbërësi në kafenë e mëngjesit dhe dhjami shkrihet si me magji

PUBLIKUAR

Për shumicën e njerëzve, konsumimi i kafesë posa të zgjohen nga gjumi është rutina e preferuar e mëngjesit.

Kjo pije e jashtëzakonshme ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut, pasi që e promovon shëndetin e zemrës, i parandalon sëmundjet si diabeti, sëmundja e Parkinsonit, kancerin e mëlçisë, etj., transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, kafja është e mahnitshme edhe për largimin e kilogramëve të tepërt.

Më poshtë jua prezantojmë një lloj kafeje e cila e kryen pikërisht këtë funksion.

Përveç se është e shijshme, receta e mëposhtme ju ndihmon ta shkrini shumë shpejt dhjamin sepse jua shpejton metabolizmin.

Përbërësit:

– Një lugë çaji kanellë
– ¾ e gotës vaj kokosi
– ½ e gotës mjaltë
– Një lugë çaji kakao

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendoseni në një gotë të mbyllur produktin e fituar.

Përdorimi:

Në mëngjes, shtoni 1-2 lugë çaji të kësaj përzierje në kafenë e mëngjesit, përziejeni pak dhe pijeni.

Vetitë e mahnitshme të kësaj kafeje gjenden në përbërësit e saj. Kanella është e njohur për vetitë që ka në djegien e yndyrës. Vaji i kokosit është i mbushur me trigliceride dhe burim i shëndetshëm i yndyrës.

Mjalta në anën tjetër është ëmbëltuesi natyral më i shëndetshmi që mund ta konsumoni.

Ndërkaq, në fund, kafeina është ajo që jua shpejton metabolizmin dhe jua mbush trupin me energji. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...