Vdes një person në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në Konjuh

PUBLIKUAR

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti mes tri veturave që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në vendin e quajtur Konjuh, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se personi në fjalë ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa disa të tjerë po vazhdojnë trajtimin atje.

“Ju njoftoj se me datën 08.07.2019 rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku rrugor mes tri veturave, Opel Vektra, BMË dhe Kamionet Mercedes. Nga vendi i ngjares për në QKUK janë përcjell disa persona të lënduar, ku një prej tyre ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoxha.

Ai tutje ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve t’i respektojnë rregullat në trafik, në veçanti të përmbahen në shpejtësinë e lejuar.

Kujtojmë se rreth 5200 aksidente në komunikacion janë regjistruar në Kosovë, vetëm gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, me ç’rast kanë humbur jetën 37 jetën.

Veç kësaj shifra shqetësuese me numrin e të vdekurve janë regjistruar në dy vitet që lam pas, ku vetëm gjatë 2018’tës, vdiqën mbi 100 persona në aksidente trafiku

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...