Irani shkel përsëri marrëveshjen bërthamore, vazhdon pasurimin e uraniumit

PUBLIKUAR

Irani i ka shkelur për herë të dytë pikat e marrëveshjes bërthamore me fuqitë e mëdha dhe ka njoftuar se ka plane për pasurim të uraniumit përtej kufirit të kësaj marrëveshjeje.

Në një situatë që po vlerësohet si eskalim i mosmarrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve ekonomike, shefi iranian për bisedime rreth armëve bërthamore, Abbas Araghchi, njoftoi të dielën se Irani do të prodhojë uranium me shkallë të pastërtisë 5 për qind, mbi nivelin e lejuar prej 3.67 për qind.

Ai tha se do të vazhdojë të largohet nga zotimet e marrëveshjes së vitit 2015 çdo gjashtëdhjetë ditë. Araghchia shtoi se Irani ka dhënë kohë të mjaftueshme diplomacisë dhe se veprimet e këtij shteti nuk paraqesin shkelje të paktit ndërkombëtar. Ai gjithashtu tha se qeveritë evropiane kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve të tyre sipas kësaj marrëveshjeje.

Irani njoftoi për shkeljen e parë të marrëveshjes javën e kaluar, duke njoftuar se e ka nisur rritjen e rezervave të uraniumit të pasuruar përtej sasisë prej 300 kilogramëve që lejohet me marrëveshjen e vitit 2015, një vit pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ky pakt.

Ndaj veprimeve të autoriteteve iraniane ka reaguar Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i  ka thënë homologut të tij iranian, Hassan Rouhani, se është shumë i shqetësuar për shkak të rrezikut të dobësimit të marrëveshjes bërthamore dhe pasojave që mund të vijnë nga këto veprime, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...