E gjithë bota po qesh me këtë gabim historik të Trump gjatë fjalimit të pavarësisë

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Donald Trump, u bë presidenti i parë që në 70 vitet e fundit iu drejtua popullit amerikan në ditën e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë

Fjalimi i tij mori vëmendje të madhe. Jo pse ishte fjalimi i parë i një presidenti, por për shkak të gafave të pafalshme që presidenti amerikan bëri aty.

Gabimet historike ishin të rënda, sidomos gjatë festimeve të ditës më të rëndësishme për popullin amerikan.

Trump fillimisht e ngatërroi luftën e vitit 1812 me luftën e popullit amerikan për pavarësi.

Presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij lavdëroi me të madhe ushtrinë e vendit, për të cilët tha se ‘kanë pushtuar aeroporte’ nga britanikët gjatë luftës revolucionare në fund të viteve 1700.

Dëgjuesit e këtij fjalimi ishin të vëmendshëm dhe reaguan menjëherë.

Ata vunë në dukje që udhëtimi i parë ajror nuk ndodhi në SHBA deri në vitet 1900. Vëllezërit Wright, të cilët Trump i vlerësoi gjatë fjalimit të tij, u morën me fluturimin e avionit të parë në botë, në vitin 1903.

Por, ky nuk ishte gabimi i vetëm historik i presidentit amerikan.

Edhe Beteja e Fort McHenry ndodhi gjatë luftës së vitit 1812, e jo lufta revolucionare amerikane, e cila u bë disa dekada më parë.

Këto gabime, Trump i bëri gjatë largimit të zakonshëm nga fjalimet e tij dhe kapërcimin nga tema në temë duke u bazuar në dijet e tij. /Periskopi

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...