Sesionet e shkurta ushtrimore mund t’ju bëjnë më të mençur

PUBLIKUAR

Shumica e njerëzve e dinë se ushtrimet e rregullta fizike janë të mira për shëndetin.

Por, sipas hulumtimeve të reja, ushtrimet fizike mund t’ju bëjnë edhe më të mençur.

Neuroshkencëtarët ndërkombëtarë kanë zbuluar se një sesion i shkurtë ushtrimor ndërlidhet direkt me një përmirësim të funksionit të një gjeni që i rritë lidhjet mes neuroneve në hipokampus – regjion i trurit i cili ka të bëjë me mësimin dhe memorien.

Autorët e këtij studimi kanë thënë se ushtrimet fizike janë të lira dhe nuk keni nevojë të paguani palestra të shtrenjta për t’i vrapuar 10 kilometra në ditë.

Studimi ka treguar se një sesion i shkurtë i ushtrimeve mjafton për t’i përmirësuar aftësimit e mësimit në tru.

Vlen të ceket se ky hulumtim është publikuar në revistën “eLife”/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...