Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan Janë arrestuar 5 (pesë) meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka filluar një rrahje ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar dhe të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kujdestar 4 (katër) të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.
/LipjaniNews/


