Kina: Protestat e dhunshme në Hong Kong janë të papranueshme

PUBLIKUAR

Qeveria kineze i ka dënuar ashpër protestat e dhunshme që u mbajtën të hënën në Hong Kong, me ç’rast protestuesit arritën të hyjnë brenda ndërtesës së kuvendit. Pekini zyrtar tha se këto protesta janë tërësisht të papranueshme.

Në deklaratën e publikuar në mediet shtetërore, zyra ndërlidhëse e qeverisë kineze në Hong Kong tha se është e shokuar dhe e zemëruar dhe e dënon ashpër hyrjen me dhunë të protestuesve në ndërtesën e kuvendit. Ky incident ndodhi pas protestës kundër një projektligji kundërthënës pasditen e së hënës.

“Disa elemente ekstreme përdorën dhunë të tepruar për të hyrë në ndërtesën e kuvendit dhe kryen një varg sulmesh të nivelit të lartë. Kjo është shokuese, diçka që na thyen zemrën dhe që na zemëron. Veprimet e tyre të dhunshme janë një sfidë e rëndë për sundimin e ligjit në Hong Kong”, thuhet në këtë deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se zyra ndërlidhëse e Kinës i mbështet autoritetet e Hong Kongut për hetimin e veprimeve të dhunshme, në mënyrë që në këtë rajon të sigurohet rendi dhe sundimi i ligjit.

Në këtë dokument thuhet se përvjetori i kalimit të Hong Kongut nga kontrolli britanik në kontrollin kinez do të duhej të ishte ditë feste, por disa radikalë ekstremë po e përdorin projektligjin për ekstradim si pretekst për të përdorur dhunë në ndërtesën e kuvendit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...