Truk shumë i thjeshtë i cili do t’ju ndihmojë kur nuk mund të flini nga vapa

PUBLIKUAR

Lexoni trukun e pazakonshëm se si të mbijetoni ditët e ardhshme, posaçërisht nëse nuk keni aparatin e klimës në shtëpi

Temperaturat mbi 40 gradë kanë goditur Evropën, falë erërave të nxehta nga Saharaja, transmeton Telegrafi.

Nuk është kurrfarë risie që duhet patjetër të hidratoheni rregullisht, përkatësisht të pinë më shumë ujë se zakonisht.

Rekomandohen midis 1,5 dhe2 litra në ditë. Natyrisht, shmangni alkoolin dhe kafen të cilat janë të njohura si diuretikë dhe nxisin dehidratimin.

Mirëpo, një këshillë e shkëlqyeshme do t’ju ndihmojë që natën të flini, pra këshilla është që para se të shkoni në krevat të fusni një jastëk të vogël në frigorifer.

Kështu pëlhura e ftohur do t’ju ndihmojë që më lehtë të flini. Dhe porosia gjatë valëve tropikale është e thjeshtë: kushtoni kujdes vetes, familjes suaj dhe fqinjve.

Një ftesë apo zile në derë mund të shpëtojë jetën e ndokujt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...