Pas tridhjetë vjetësh, Japonia rinis gjahun e balenave

PUBLIKUAR

Peshkatarët japonezë e kanë nisur gjahun ndaj balenave për qëllime komerciale për herë të parë pas më shumë se tri dekadash. Veprimi i tyre erdhi pas vendimit kundërthënës të Tokios për t’u tërhequr nga Komisioni Ndërkombëtar për Balena.

Pesë anije u nisën nga porti i Kushiros në veri të Japonisë të hënën në mëngjes për të gjuajtur balena. Pothuajse në të njëjtën kohë, tri anije tjera u nisën për të zënë balena në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Tërë këto anije së bashku pritet t’i vrasin 227 balena deri në pjesën e fundit të dhjetorit të këtij viti. Këto të dhëna i dha Agjencia e Peshkimit, e cila më parë kishte refuzuar ta tregonte numrin e balenave që do të mbyten deri në mbajtjen e Samitit të G20-ës në Osaka të Japonisë.

Këto veprime pritet të nxisin kritika nga mbrojtësit e mjedisit dhe shtetet që janë kundër gjahut të balenave. Pavarësisht kësaj, zyrtarët japonezë që janë përgjegjës për këtë çështje u dukën sikur po festonin kur e dhanë lajmin për rifillimin e gjahut ndaj balenave.

Japonia ishte cak i kritikave ndërkombëtare për shfrytëzim të një neni në moratoriumin e vitit 1986 për gjah komercial të balenave për të kryer gjoja hulumtime përmes zënies së këtyre gjallesave, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...