Qershia, fruta e qershorit dhe e verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese, duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Fruta e stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante, që mbrojnë trupin nga radikalet e lira, përcjell “Zëri.info”.
Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh. Në mënyrë të veçantë çaji që përgatitet me bishtat e qershive kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.
Bishtat e qershive, në rastin e gurëve ose të kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe të kristaleve./ZERI



