Përveç shëndetit, këto ushqime kanë dhe efekte çlodhëse

PUBLIKUAR

Ka raste kur ne dëshirojmë të bëjmë shumë aktivitete të ndryshme, por është lodhja ajo që na privon. Është e rëndësishme që ju të përdorni produktet e duhura ushqimore, të cilat ju ndihmojnë për një shëndet më të mirë dhe çlodhës. Dita juaj do të nisë mbarë nëse ju filloni me produktet karakteristike të stinës, siç mund të jenë bishtajoret, që ju japin energji falë proteinave të cilat i përmbajnë. “Zëri.info”, ju sjell disa nga ushqimet që ju mbajnë larg lodhjes

Shpargu

Shpargu ka efekt pastrues, ju ndihmon që të pastroheni dhe të luftoni mbajtjen e ujit: konsumoni sa më shumë në këtë periudhë për të qenë më të lehtë.

Qitroja

Qitroja është e pasur me vitaminë C, e cila në këtë periudhë tranzicioni stinor jep energji dhe lufton sëmundjet e fundit, si ftohjen dhe gripin, që vijnë nga dimri. Nëse jeni mërzitur nga portokalli, provoni qitron. Një qitro në mëngjes ose edhe lëngu i tij janë të duhurit për ta nisur ditën mbarë.

Uji pastrues

Thjesht uji me limon (ose portokall) dhe mente (ose borzilok) është pastrues, aromatik dhe pranveror. Do t’ju ndihmojë që të keni më shumë etje për ujë gjatë ditës, ndërsa organizmit tuaj do t’ia heqë të gjitha toksinat e dimrit.

Frutat e thata

Frutat e thata japin energji, ato janë vërtet kalorike, por nga ana tjetër këshillohet që të konsumohen çdo ditë: merrini me vete në zyrë për t’i ngrënë si një lloj vakti të vogël ose shtojani kosit për mëngjes. Në këtë mënyrë do të merrni gjithë energjitë për të cilat keni nevojë./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...