Pasi shkeli në Korenë Veriore, Trump e fton Kim Jongun ta vizitojë ShBA-në

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë ftesë liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, që ta vizitojë shtetin që ai e udhëheq pasi u bë presidenti i parë që shkeli në tokën e vendit komunist.

Takimi i paplanifikuar më parë i dy udhëheqësve shtetërorë erdhi pasi presidenti amerikan ia bëri një ftesë homologut të tij korean përmes një postimi në Tëitter gjatë qëndrimit në Osaka të Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e G20-ës.

Pas shtrëngimit të duarve me Kim Jongun në zonën e çarmatosur të kufirit mes dy Koreve dhe kalimit të kufirit në këmbë, Trump tha: “Kalimi mbi këtë vijë është nder i madh. Është shënuar përparim i madh, miqësi të shkëlqyeshme janë ndërtuar dhe kjo, në veçanti, ka qenë një miqësi e shkëlqyeshme”.

Pas takimit trepalësh me liderin e Koresë Veriore dhe presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, Trump më vonë deklaroi se është pajtuar me Kimin për t’i rinisur bisedimet për armët bërthamore pasi ato dështuan këtë vit dhe se e ka ftuar atë t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara.

“Nuk po kërkojmë shpejtësi. Po kërkojmë që t’i bëjmë gjërat ashtu si duhet. Do të ndërtojmë ekipe, ato do të takohen në javët e ardhshme, do ta nisin një proces dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi presidenti amerikan.

Ai gjithashtu tha se sanksionet ndaj Koresë Veriore do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, por la të kuptohet se Uashingtoni mund të ofrojë lëshime për këtë shtet, nëse Koreja Veriore bën ndonjë hap konkret për çarmatosje, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...