Fiqat po kthehen në vetura elektrike

PUBLIKUAR

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut një veturë e vogël me ngjyrë të kaltër, që kujton kohët e komunizmit, po qarkullon nëpër rrugë në përpjekjen e parë të Maqedonisë për të prodhuar veturat e veta elektrike.

Ideja e kompanisë “BB Classic Cars” në Shkup është të rikthejë veturat e vjetra dhe t’i konvertojë disa prej tyre në vetura elektrike me ndihmën e fondit të qeverisë për inovacion, që synon të promovojë teknologjitë përkrahëse për ambientin, transmeton Koha.net.

Maqedonia e Veriut, që dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian ku rregullat për emetim janë tejet të ashpra, përballet me ndotje të madhe të ajrit për shkak të emetimit të gazrave nga veturat. Ajo po planifikon të përkrahë iniciativat për automobilat me zero emetim.

“BB Classic Cars” ka konvertuar superminin Zastava 750 (Fiqa), model tejet i famshëm në ish-Jugosllavi, duke e zëvendësuar motorin me benzinë, me një elektrik.

Milorad Kitanovski, drejtor i “BB Classic Cars”, ka thënë për Reuters se performanca e automobilit të konvertuar, që prodhohej në Kragujevac të Serbisë mes viteve ’60-të deri në mes të ’80-ave, është më e mirë se origjinalja.

“Motori ka potencial shumë më të madh për performancë më të mirë e shpejtësi më të lartë, por e kemi limituar në 120 kilometra për orë”, ka thënë Kitanovski.

Automobilat e konvertuar kanë motorë elektrikë nga kompania gjermane Kessler. Kitanovski nuk ka treguar sa ka investuar kompania për të kryer këtë ndryshim.

Vetura mund të ecën deri 150 kilometra me një mbushje që zgjat deri tri orë në mbushje normale në shtëpi, e vetëm 15 minuta në mbushësit e shpejtë.

“Kosto për tri orë mbushje është më pak se 1 euro për 10 kilovatët sa është kapaciteti i baterisë”, ka thënë ai.

Çmimi i veturës sillet rreth 20 mijë euro dhe kompania po synon edhe tregjet e huaja.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...