Personat që zgjohen herët janë më pak të rrezikuar nga ky lloj kanceri

PUBLIKUAR

Sipas një hulumtimi të fundit, “njerëzit e mëngjesit” janë më pak te rrezikuar nga kanceri i gjirit, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij studimi, femrat që zgjohen herët e zvogëlojnë rrezikun për zhvillim të kancerit të gjirit. Kjo besohet se ndodhë për shkak të ekspozimit ndaj dritës së hershme, e cila e rrit nivelin e melatoninës.

Studimet e bëra më herët kanë treguar, që melatonina ka aftësi mbrojtëse ndaj disa llojeve të kancerit. Në studimin e fundit është gjetur se 1 në 100 femra që zgjohen herët, do të jetë më pak e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Gjithashtu në këtë studim është vërejtur se gratë që flenë më shumë se shtatë apo tetë orë janë më të rrezikuara nga ky lloj kanceri.

Në bazë të statistikave, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ne tetë gra preket nga kanceri i gjirit.

Sipas revistën “British Medical Journal”, puna gjatë orarit të natës është shumë e lidhur me zhvillimin e kësaj sëmundje. Kjo për shkak se orari i natës prishë funksionimin normal të “orës së organizmit”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar punën gjatë natës, si karciogjenike për njerëzit.

Studimi i fundit u realizua duke përdorur informacionet e Biobankës së Britanisë së Madhe. Në këtë studim u përdoren informacione të 180.216 grave, të cilat u pyetën për shprehitë e tyre të gjumit. Sipas raportit të autorëve që e kanë realizuar këtë studim, gratë që kishin shprehi të zgjohen herët ishin dukshëm më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

“Këto gjetje, tregojnë se gjumi ka një ndikim shumë të vogël në shkaktimin e këtij lloji të kancerit, dhe nuk do të thotë se pagjumësia apo zgjimi vonë, është faktori kryesor për shkaktimin e kancerit të gjirit”, tha Dr. O’Neil, pjesëmarrës i këtij studimi.

Hulumtimi i bërë së fundmi ka disa kufizime, kështu që nëse dëshirojmë ta aprovojmë këtë teori 100%, atëherë duhet  të bëhen ende studime qe përfshijnë edhe më shumë pjesëmarrëse. Gjithsesi ky studim duhet të vetëdijesojë njerëzit për përmirësimin e shprehive të gjumit, ushqyerjes dhe në përgjithësi stilit të jetës, në mënyrë që të parandalojnë shumë sëmundje duke përfshirë edhe kancerin e gjirit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...