Produktet natyrale për hollimin e gjakut janë substanca, që përdoren për zvogëlimin e rrezikut nga mpiksja e gjakut. Koagulimi apo mpiksja e gjakut është një proces natyral dhe i nevojshëm për funksionimin normal të organizmit. Mirëpo, mpiksja e tepërt e gjakut mund të shkaktojë komplikime, të cilat mund të bëhen shumë të rrezikshme.
Personat, që kanë çrregullime të tilla siç janë sëmundjet kongjenitale të zemrës, që shkaktohen nga trashja e gjakut, zakonisht trajtohen me medikamente, por në të njëjtën kohë mund të aplikojnë edhe metoda dhe produkte natyrale. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme të konsultoheni me një doktor përpara se t’i aplikoni këto receta natyrale.
Disa nga produktet dhe pijet që mund të përdoren për këtë qëllim janë:
1.Shafrani i Indisë
Tanimë dihen vlerat ushqyese të shafranit të Indisë. Ai ka disa përbërës që kanë veti antiinflamatore dhe antikoaguluese. Sipas një studimi të bërë në vitin 2015 përdorimi i përditshëm i shafranit të Indisë ka përafërsisht efektin e një bari që përdoren kundër koagulimit të gjakut.
2.Xhenxhefili
Është një produkt tjetër me veti antiinflamatore, i cili konsiderohet si një aspirinë natyrale.
3.Vitamina E
Vitamina E e zvogëlon koagulimin e gjakut në mënyra të ndryshme. Efektet e vitaminës E varen nga sasia që konsumohet. Njerëzit që trajtohen me barna kundër koagulimit duhet të shmangin përdorimin e dozave të larta të vitaminës E. Disa nga ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës E janë: bajamet, vaj luledielli, fara luledielli dhe misri.
4.Hudhra
Edhe hudhra njihet për vetitë e saj antikoaguluese dhe antiinflamatore, prandaj nëse dëshironi të shmangni trashjen e gjakut me metoda natyrale hudhra është një zgjidhje e mirë.
Gazeta Express