Shpëtojeni lëkurën tuaj gjatë ditëve të nxehta të verës me këto metoda

PUBLIKUAR

Temperaturat e larta, dielli i fortë dhe trupi i djersitur përbëjnë një grup faktorësh të dëmshëm për lëkurën.

Gjithçka që ju nevojitet është, që gjatë ditëve të nxehta të verës të ndryshoni metodat e kujdesit të fytyrës.

Ndryshoni larësin e fytyrës: Trajtimi bazë i fytyrës është larja. Djersa dhe vaji i prodhuar në sasi të lartë gjatë verës është shkaku numër një, që ju mund të keni akne. Filloni të përdorni një pastrues të fytyrës që përmban acid salicilik.

Vendosni krem kundër diellit: Kremi kundër diellit është një domosdoshmëri gjatë ditëve të verës. Ai do t’ju mbrojë nga djegia dhe skuqja e lëkurës. Vendosni mbrojtësin nga dielli sa herë që dilni jashtë.

Vendosni produkte që përmbajnë antioksidantë: Çdo produkt që përmban antioksidant është i mirë për lëkurën. Vaji i vitaminës E është një nga produktet kryesore që duhet ta aplikoni në lëkurë.

Konsumoni shumë ujë: Uji hidraton lëkurën dhe freskon atë gjatë ditëve të nxehta të verës.

Mos vendosni shumë grim: Shmangni çdo produkt të rëndë grimi. Përdorim i tepërt i këtyre produkteve kozmetike bllokon poret dhe si rezultat qelizat e lëkurës nuk mund të marrin frymë.

Edhe maskat e përgatitura në kushte shtëpie me përbërës natyralë, janë shumë të mira për mirëmbajtjen e lëkurës gjatë ditëve të nxehta. /Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...