Haradinaj tregon kush ishte sponsori i takimit Kosovë -Serbi në Berlin, i përgjigjet edhe Hashim Thaçit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë iu është përgjigjur akuzave të presidentit Hashim Thaçi për takimin që u mbajt ditë më parë në Berlin, shkruan Gazeta Express.

I pari i Qeverisë tha se ky nuk ishte takim i fshehtë sepse për të njëjtin tha se kanë marrë ftesë zyrtare nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Takimi është ftuar nga zyra e kancelares Merkel, për palët në këtë rast të dialogut teknik mund të quhet konfidencial i punës, po as sekret as i fshehtë, një takim i ftuar nga zyra e kancelarës në kancelari për palët që janë të mandatume për dialogun teknik mund t’i jepin emra i punës konfidencial po jo sekret e i fshetë por është me mandatin që e ka qeveria”, tha Haradinaj.

Kryeministri shtoi gjithashtu se për këtë i ka informuar edhe partnerët e koalicionit.

“Ju siguroj se për këtë i kam informu parnterët e koalciini qeverisës me kohë. E keq që ska avancu procesi edhe ekziston një shpërputhje se sa janë zbatu marrëveshjet e 2013’tës”, shtoi ai.

Ditë  më parë në Berlin ish’shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi dhe shefi i tanishëm Selim Selimi udhëtuan për në Berlin nga ku patën takim edhe me palën serbe.

Nga pala serbe delegacionin e ka kryesuar Marko Gjuriq Drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ai që ka akuzuar kryeministrin se përmes vartësve të tij, po zhvillon takime sekrete me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...