Pema e parapëlqyer verore ul shtypjen e lartë të gjakut pas dy orëve, ndërkaq insulinën pas një ore

PUBLIKUAR

Vishnjat jo vetëm që ulin shtypjen e gjakut, por ulin edhe nivelin e insulinës në gjak, janë rezultate të hulumtimit të ri

Derisa studimet e mëparshme kanë hulumtuar aspektet individuale të sindromës metabolike, siç janë shtypja e gjakut dhe trigliceridet, ky është studimi i parë i cili ka hulumtuar se si ndikojnë vishnjat në rezistencën ndaj insulinës, hipertensionit dhe mbipeshës, transmeton Telegrafi.

– Më se e rëndësishme është që kemi vërejtur ulje të konsiderueshme të shtypjes sistolike të gjakut në orët e para pas konsumimit të vishnjave.

Përbërja unike e vishnjave përfshin antociane, polifenole të tjera dhe fibra, thonë hulumtuesit.

Gjatë studimit gjashtëjavor pjesëmarrësit në eksperiment kanë konsumuar lëng vishnje të përzier me 100 mililitra ujë, pilula me komponentin e vishnjave apo placebo.

Hulumtuesit kanë zbuluar që ata të cilët kanë pirë lëng kanë pasur zvogëlim të konsiderueshëm të shtypjes sistolike të gjakut dy orë pas konsumimit, në krahasim me pijen placebo ndërsa pilulat kanë ulur dukshëm nivelin e insulinës në afat prej një ore. /Telegraf

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...