POLIS: Janë duke vazhduar vizitat e rregullta shtëpiake tek familjet e fëmijëve me nevoja të veçanta

PUBLIKUAR

Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS ka shkruar se  qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më afër për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendra SMILE, duke pasur në ekip Punëtorën Sociale, Psikologen dhe Fizioterapeuten, ofrojnë shërbimin e nevojshëm për këtë kategori të fëmijeve. Ofrimi i këtij shërbimi ka për qëllim të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes emocionale dhe socializimin e kësaj kategorie të fëmijëve.

“Projekti Shërbime sociale cilësore për jetë dinjitoze për fëmijët në nevojë është financuar në kuadër të Projektit “Mbështetje për Shërbime më të mira Sociale” që financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe mbështetet nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika dhe Hulumtime për Mirëqenie Sociale”, ka shkruar POLIS.

“Shërbimet e ofruara për fëmijët me nevoja të veçanta në kuadër të Qendrës SMILE mbështeten edhe në kuadër të projektit “Shërbime cilësore që fëmijët më aftësi të kufizuara të jenë të shëndetshëm” që përkrahet financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...