Shenjat e hershme të kancerit në mushkëri të cilave duhet t’iu kushtoni vëmendje

PUBLIKUAR

Kanceri në mushkëri nuk ka simptoma të dukshme në fazat e hershme.

Në fakt, 40% e pacientëve mek kancer në mushkëri diagnostikohen kur sëmundja të ketë arritur në fazën e 3-të, transmeton Telegrafi.

Kanceri i fazës së hershme nuk mund të zbulohet me rrezatime në gjoks, por skanimet e CT-së mund të jenë më të suksesshme në zbulimin e sëmundjes me kohë.

Personat e moshave 55 deri 80 vjeç dhe të gjithë ata që kanë pirë duhan në 15 vitet e fundit duhet të bëjnë teste në mënyrë që ta parandalojnë kancerin e mushkërive ose ta diagnostikojnë atë me kohë.

Prandaj, është gjithashtu e rëndësishme që t’i dini këto shenja të hershme të kancerit për ta parandaluar atë para se të jetë shumë vonë.

Zhurmë gjatë frymëmarrjes

Në rast se keni një lloj fishkëllime apo zhurme të ndryshme kur merrni frymë, atëherë duhet ta vizitoni doktorin.

Probleme me frymëmarrje

Kjo është një shenjë tjetër e kancerit në mushkëri dhe mund të jetë për shkak të bllokimit apo ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes ose lëngjeve të akumuluara në gjoks si pasojë e tumorit.

Dhimbje në gjoks, shpinë ose shpatulla

Nëse ndjeni dhimbje në zonën e gjoksit, atëherë duhet ta vizitoni doktorin pavarësisht se a ndiheni të shëndetshëm apo të fortë.

Koll i vazhdueshëm

Në rast se nuk iu ndalet kolli, atëherë kjo është indikator i kancerit në mushkëri.

Humbje e peshës

Qelizat kanceroze e përdorin energjinë nga trupi, e gjithashtu trupi e përdor energjinë e fituar nga ushqimi dhe kjo shpie në humbje të shpejtë të peshës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...