Operacion për shpëtimin e emigrantëve në Greqi, pasi që anija e tyre u fundos

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Rojet bregdetare të Greqisë kanë thënë se janë duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në pjesën lindore të Detit Jon, më saktësisht afër ishullit Lesbos. Në këtë lokacion një anije e mbushur me emigrant ishte zhytur në ujë.

Sipas njoftimit gjatë ditës së martë, 57 persona janë shpëtuar, ndërkohë që shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, u nxorën nga uji pa vetëdije, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka ende indikacione të qarta se cili ishte numri i saktë i personave që ishin në anije, thuhet nga Roja bregdetare. Ekspertët e notit dhe vullnetarët janë në kërkim për persona të cilët mund të gjenden në ujë. Patrulla kufitare Evropiane, Frontex dhe një helikopter gjithashtu janë në kërkim.

Edhe pse numri i emigrantëve që arrijnë në ishujt grekë nga bregu turk, ka rënë që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, qindra ende vazhdojnë të arrijnë çdo javë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...