Kjo verë nuk do të jetë e zakonshme për Shqipërinë, priten stuhi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Meteorologët në botë kanë parashikuar se Evropa sivjet do të përballet me mot shumë të nxehtë, por edhe me stuhi mjaft të forta.

Në raportin e “Accuweather”, thuhet se zona e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në Poloni dhe Hungari, shkruan albeu.com.

“Nxehtësia do të zgjasë më shumë se vitin e kaluar kur temperaturat rekord u regjistruan në Portugali, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Skandinavi, por ato zgjatën në përgjithësi rreth një javë,” shkroi Erik Lister, një nga meteorologët kryesor të “Accuweather”.

Ai tha se temperaturat më të larta se 38 gradë celsius mund të priten në zonat nga Franca Veriore, Belgjikë, Holandë, në Poloni, Sllovaki dhe Hungari.

Temperaturat mbi 40 gradë celsius mund të priten në pjesën të lindore dhe jugore të Francës, gjatë muajit korrik dhe gusht, dhe se më e keqja do të jetë në Portugali dhe Spanjë, ku është e mundur që pas disa ditësh të ketë temperatura nga 43 gradë celsius e më shumë. Megjithatë, nxehtësia nuk do të djegë tërë Europën.

Temperatuarat nuk pritet të jenë aq të larta në Ballkan, por pritet të ketë rreziqe të tjera që do të vijnë nga moti i keq që do ta përfshijë Ballkanin, nga lindja e Bullgarisë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kjo stuhi do të sjellë rrufe të shumta, përmbytje dhe erërat shkatërrimtare për qytete e fshatra. Stuhitë e forta, do të jenë në gjendje të krijojnë edhe tornado”, tha Royce.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...