Mercedes-AMG CLA35 kombinon stilin dhe performancën e kupesë sportive (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Kjo makinë e re, është konsideruar si alternativë atraktive për blerësit e rinj

Pasi Mercedes-AMG e prezantoi kupenë me katër dyer CLA35, ishte vetëm qështje kohe kur do ta prezantonte edhe një të afërm më praktik, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, kompania gjermane e ka prezantuar edhe CLA35 Shooting Brake që kombinon stilin dhe performancës së kupesë sportive, me tavan më të gjerë dhe derë të pasme, për më shumë mundësi bagazhi.

Tobias Moers është drejtori i linjës AMG, që e përshkruan këtë model si alternativë atraktive për blerësit e rinj, që duan të jenë pjesë e AMG Driving Performance.

Njejtë si AMG CLA35 edhe ky version, e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 302 kuaj fuqi, duke mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.9 sekonda. Shpejtësinë makimale, e ka të limituar në 250 kilometra në orë.

Që të përshtatet me fuqinë e shtuar, Mercedes-AMG e ka përfunuar sistemin e shashisë.

Nën motor i është vënë një pllakë dhe i janë vënë dy shtesa, për t’ja rritur ngurtësinë, ndërsa në rrota i janë vënë disqet prej 13.8 inç, për një sistem sa më të mir të frenimit.

Brendësia ka pësuar mjaft ndryshime, ku ka komoditet të lartë dhe teknologji të avancuar, përfshirë edhe sistemin e ri të informimit.

Lansimi i Mercedes-AMG CLA35, ende nuk dihet se kur do të bëhet, ndërsa pritet të ndodhë sa më shpejtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...