Kryesuesi Azemi: Urime FITËR BAJRAMI, festofshi gjithmonë me miq dhe me më të dashurit tuaj

PUBLIKUAR

Kryesuesi Kuvendit Komunës së Lipjanit, Daut Azemi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit.

“Të nderuar besimtar agjërimi gjatë muajit Ramazan përveq obligimit fetar është edhe pastrim i shpirtit dhe është sakrificë që njeriu bën për Allahun”, thotë Kryesuesi Azemi.

Urimi i plotë nga Azemi:

Të dashtun besimtar islam, miq dhe qytetar të nderuar,
Festa e Fitër Bajramit që vjen pas Muajit të Madhërishëm të Ramazanit është një tregues i vlerave tona të trashëguara ndër shekuj për harmoni e bashkëjetesë për tu marrë shembull edhe përtej vendit nga të tjerët.
Të nderuar besimtar agjërimi gjatë muajit Ramazan përveq obligimit fetar është edhe pastrim i shpirtit dhe është sakrificë që njeriu bën për Allahun, është muaj ku shprehet hapur ndjenja e humanizmit, mëshirës dhe solidaritetit ndërmjet vete.
Lusim Zotin që agjërimi dhe të gjitha veprat e mira që janë bërë gjatë Ramazanit të jenë të pranuara tek Ai.
Urime FITËR BAJRAMI, festofshi gjithmonë me miq dhe me më të dashurit tuaj!

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...