Vezët e fërguara rrisin inteligjencën e bebes gjatë shtatzënisë

PUBLIKUAR

Nëse jeni duke ngrënë ushqime të fërguara për mëngjes dhe jeni shtatzëne, atëherë urojeni veten sepse jeni duke i bërë mirë bebes!

Kjo sepse, sipas një studimi të ri, ngrënia e vezëve gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nivelit të inteligjencës të bebes, transmeton Telegrafi.

Përse? Sepse vezët janë të mbushura me kolinë, vlerë ushqyese të cilën nuk e konsumojnë mjaftueshëm gratë.

Lidhja mes niveleve të rritura të kolinës dhe niveleve të larta të inteligjencës është zbuluar më parë te minjtë, por së fundmi është dëshmuar edhe te njerëzit.

Hulumtuesit i kishin ndarë 26 njerëz në dy grupe, ku gjysma e grave kishin konsumuar 480mg kolinë në ditë – pak më shumë se sasia e rekomanduar ditore, e cila është 450g – dhe gjysma tjetër e grave kishin konsumuar 930mg kolinë në ditë

Bebet e tyre pastaj ishin testuar për shpejtësi dhe kujtesë vizuospatiale në moshën katër, shtatë, 10 dhe 13 muajsh.

Dhe kështu shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolinës të konsumuara nga nënat shtatzëna, kishin rezultuar që bebet të kenë nivele më të larta të inteligjencës

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...