Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me radhë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 19 me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje.
Po ashtu, gjatë kësaj seance ka dhënë betimin si asambleist edhe një anëtarë e ri, Alban Salihu.
Në fillim të kësaj mbledhje këshilltarët kanë adresuar pyetje për ekzekutivin komunal, në të njejtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vetë Kryetari Imri Ahmeti dhe drejtorët përkatës, njofton Komuna.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje Kuvendi ka aprovuar propozim Vendimin për miratimin e Planit për Transparencë në Komunë 2019-2023, propozim Vendimin për shfuqizimin e pjesërishmëm të vendimit 1 NR.464.123 të datës 20.06.2006, propozim Vendimin për shfuqizimin e Vendimit për formimin e Komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Lipjanit 15.Nr.463 67906 të datës 22.12.2017 si dhe ka aprovuar Vendimin për formimin e Komisionit të ankesave.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...