Komuna e Lipjanit njofton se në kuadër të Thirrjes së Dytë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD që do të shpallet së shpejti, ftohen të gjitha OShC-të e interesuara dhe qytetarët të marrin pjesë në Diskutimin Publik mbi prioritet e propozuara nga ana e komunës së Lipjanit, te cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Të gjitha OShC-të dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të diskutojnë dhe shprehin mendimet e tyre mbi këto prioritete të propozuara, në kuadër të cilave do të hartohen kriteret dhe aplikacioni për thirrjen e dyte publike në kuadër të Programit ReLOaD.
Diskutimi Publik do të mbahet më 7 Qershor 2019 në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan me fillim në ora 11:00-12:00.



