Goditet në Lipjan gruaja e dyshimtë që u bë e famshme në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Sot në media dhe rrjete sociale bëri bujë imazhi i një gruaje me pamje të çuditshme, e për të cilën thuhej se kidnapon fëmijë që sheh vetëm në rrugë.

Me të dal në media fotoja e saj, qytetarët e pothuajse të gjitha qyteteve nisën të tregojnë se e kanë parë në komunat e tyre, shkruan Indeksonline.

 

 

Ajo sot u ndalua në qytet edhe nga policia, por e cila më pas u la e lirë, pasi nuk kishte ndonjë akuzë për të.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje të gruas, e cila sot është parë në qytetin e Lipjanit.

Derisa po ecte në sheshin ‘Adem Jashari’, gruaja që mendohet se është nga komuniteti rom të Podujevës, sulmohet nga disa fëmijë.

Pos brohoritjeve që fëmijët ia bëjnë asaj, njëri nga ta e godet dhe e rrëzon për toke. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...