Audi TT largohet përfundimisht nga prodhimi (Foto)

PUBLIKUAR

Zëvendësohet me një makinë elektrike, të ngjashme me modelin shumë të pëlqyer

Adhuruesit e kupeve sportive, nuk do t’i gëzohen lajmit, se pas 20 vitesh në treg, modeli TT do të largohet përfundimisht nga prodhimi, që të zëvendësohet me një makinë elektrike, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv në Audi, Bram Schot ka njoftuar për këtë vendim, pas një mbledhje të bordit që është zhvilluar gjatë kësaj jave. Ashtu siç edhe flitej, TT do të vëvendësohet me një EV që është shumë më i lirë për prodhim, ndërsa kërkohet më shumë në treg.

Mirëpo, të ketë të njëjtin entuziazëm që e kishte kjo kupe sportive, që gjatë disa gjeneratave mbeti gati njëjtë. Vendimin për këtë ndryshim, e ka arsyetur Schot me faktin se dëshiron vetura të fuqishme elektrike, për të qenë në gjendje të jenë në nivel me konkurencën.

Synim i kompanisë është që të shet deri më 2025 mbi një million makina sportive, teksa 40 për qind të shitjve t’i ketë hibridë të elektrifikuar. Deri më tani, janë dhënë shumë pak detaje lidhur me largimin e Audi TT nga prodhimi, që thuhet se do të mbetet në treg deri më 2022.

Thuhet që makina elektrike që do ta zëvendësojë të jetë njëjtë e pëlqyyeshme, si dhe me çmimin e të njëjtit nivel. Derisa Audi TT kushton 44,900 dollarë, për versionin më të kompletuar duhet të paguhen 48,400 dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...