Më shumë pemë dhe perime, ndërsa më pak yndyrë në ushqim zvogëlojnë rrezikun nga kanceri dhe zgjasin jetën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Ushqimi i drejtë dhe mënyra e shëndetshme e jetës mund të përmirësojnë dhe të shpëtojnë shëndetin tuaj

Ushqimi i pasur me pemë dhe perime dhe zvogëlimi i marrjes së yndyrave mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundja dhe vdekja nga kanceri i gjirit te femrat, transmeton Telegrafi.

Në hulumtimin më të madh të këtij lloji kanë marrë pjesë rreth 50 mijë femra, i cili ka zgjatur më shumë se 20 vjet.

Rreth gjysma e femrave kanë zvogëluar marrjen e yndyrave për afro 20 për qind dhe kanë ngrënë më shumë pemë dhe perime, por edhe kokrra. Të tjerat kanë vazhduar me shprehitë e zakonshme ushqimore.

Rezultatet kanë treguar që ato të cilat kanë respektuar disa rregulla kanë pasur pesë herë më pak rrezik të sëmurjes nga kjo sëmundje e rrezikshme. Femrat kanë qenë të moshave prej 50 deri 79 vjeç dhe kurrë nuk kanë qenë të sëmura nga kanceri i gjirit.

Pa marrë parasysh zbulimin premtues, ndryshimet në ushqim nuk e kanë zvogëluar rrezikun e sëmurjes nga kjo sëmundje gjë që ishte detyrë kryesore e hulumtimit.

Statistika ka treguar që një prej tetë femrave në ndonjë moment të jetës i sulmon kjo sëmundje. Ndryshimet në ushqim dhe ushtrimet mund të ndihmojnë.

Ekspertët thonë që rezultatet e hulumtimit të merren me një dozë dyshimi, sepse është treguar që femrat në menopauzë të cilat nuk kanë qenë të sëmura nga kanceri i gjirit munden në të shumtën të zvogëlojnë rrezikun të cilit i janë ekspozuar. Madje edhe ndryshime të vogla mund të japin rezultate të mira në afat të gjatë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...