Suplementet më të mira për ta forcuar trurin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Plakja është pjesë e pashmangshme e jetës, ndërkaq suplemente dhe metoda të caktuara mund t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni dobësimin e aftësive kognitive dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Suplementet besohet ta ndihmojnë shëndetin kognitiv duke e rritur qarkullimin e gjakut në tru dhe duke i përmirësuar funksionet e trurit, memorien dhe mprehtësinë, transmeton Telegrafi.

Këto suplemente gjithashtu e forcojnë trurin dhe e zvogëlojnë rrezikun e demencës dhe sëmundjes së alzheimerit.

Vitaminat B

Në një studim shkencor, personat mbi moshën 70 vjeçare kishin konsumuar vitamina B.

Pacientët më parë kishin vuajtur nga dëme të lehta kognitive dhe shkencëtarët kishin zbuluar se ata pacientë të cilët kishin përdorur një kombinim të vitaminave B – acid folik dhe vitaminë B12 – kishin pasur dobësim më të ngadaltë të aftësive kognitive.

Është e këshillueshme që të mos mbështetni vetëm në ushqimin që e hani për t’i marrë këto vitamina, por edhe t’i merrni në formë të suplementetit.

Kurkumi

Ky përbërës gjendet në shafran, andaj edhe ka ngjyrë të artë. Kurkumiju furnizon me një sërë vetish antipezmatuese dhe me antioksidantë. Disa hulumtime kanë zbuluar se është shumë fitimprurës për mendimin dhe memorien.

Vaji i peshkut

Suplementet e vajit të peshkut i përmbajnë dy lloje të acideve yndyrore omega-3, të cilat ndërlidhen me shumë përfitime shëndetësore, në mesin e tyre edhe ndihmojnë në ngadalësimin e dobësimit të funksionit të trurit.

Kafeina

Ky simulant natyral jo vetëm se gjendet në kafe, por edhe në çaj dhe çokollatë të zezë. Kafeina funksionon duke e stimuluar trurin dhe sistemin nervor qendror, rrjedhimisht duke ju bërë më të vëmendshëm, më energjik dhe jua përmirëson funksionin e përgjithshëm të trurit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...