Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës

PUBLIKUAR

Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimaterike si presioni, temperatura, lagështira dhe era, mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjes së kokës.

Kushtet klimaterike janë një nga faktorët nxitës të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Specialistët pohojnë se edhe stresi bën pjesë në grupin e faktorëve nxitës të migrenës, transmeton Telegrafi.

Uljet e menjëhershme të presionit atmosferik, shtimi i reve, rritja e lagështirës dhe era e fortë përkeqësojnë dhe më shumë dhimbjen dhe nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimaterike.

Në të kundërt të këtyre kushteve një, presion i lartë atmosferik, ajri i thatë dhe koha me diell mund të qetësojnë dhimbjen e kokës.

Specialistët pohojnë se në mes të kockave gjenden hapësira ajri të quajtura “sinuse” dhe në rastin e uljes së presionit barometrik, ajri në mes të sinuseve zgjerohet dhe në kanalet e vogla të hapura në hapësirën e hundës çlirohen më shumë sekrecione.

Nëse kanalet janë të zëna për shkak të gripit apo ftohjes presioni brenda sinusit shton presionin duke shkaktuar dhimbje të forta koke ose migrenën.

Krahas kësaj specialistët janë të mendimit se edhe era e specifikuar si “era e sëmundjeve” mund të ndikojë në fillimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.

Era e fortë, e cila tund dhe dritaret mund të zgjojë sistemin nervor. Erërat e thata, të ngrohta dhe ato të shkretëtirës thajnë sipërfaqet e thata dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë mund të nxisë dhimbjen e kokës dhe migrenës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...