Xhenxhefili është në gjendje ta parandalojë kancerin

PUBLIKUAR

Xhenxhefili është njëra nga bimët më të fuqishme në botë. Studime të shumta shkencore kanë treguar se kjo barishte ka efekte antioksiduese dhe antiinflamatore, si dhe shumë vlera të tjera medicinale. Hulumtimet e fundit tregojnë se fuqia e xhenxhefilit konsiderohet për faktin se mund ta parandalojë dhe ta kurojë kancerin. Xhenxhefili mund të bëjë këtë falë një kompleksi të veçantë në përbërjen e tij, përcjell “Zëri.info”.

Një përbërje që përmban 17 atome karbon, shogaol, i jep fuqi të tillë xhenxhefilit. Sipas studimeve të fundit shkencore, shogaoli i cili gjendet në xhenxhefil është dhjetë mijë herë më efektiv sesa kimioterapia. Përveçse është një vrasës i vërtetë i qelizave të kancerit, shogaoli nuk dëmton qelizat e shëndetshme në trup. Vlen të përmendet gjithashtu se xhenxhefili i papërpunuar ka një sasi më të madhe të përbërësit shogaol sesa xhenxhefili pluhur. Studimi mjekësor shkencor i kryer nga Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë gjeti se përdorimi i xhenxhefilit mund të zvogëlojë madhësinë e tumoreve të prostatës me 56 për qind.

Përfitime të tjera të xhenxhefilit

Të vjellat: Studimet tregojnë se xhenxhefili mund t’i trajtojë marramendjet dhe të vjellat, prandaj rekomandohet të përdoret në këto gjendje të organizmit.

Dhimbja e muskujve: Duke marrë vetëm 2 gramë xhenxhefil në ditë për 11 ditë mund të zvogëlohet dhimbja e muskujve, sipas studimeve shkencore.

 

Sheqeri në gjak: Xhenxhefili ka fuqinë që nivelin e sheqerit në gjak ta mbajë në kufijtë më të ulët, gjë e cila redukton rrezikun e diabetit.

Kolesterina: Disa studime kanë treguar se xhenxhefili ul kolesterinën e keqe në organizëm, të ashtuquajturën kolesterinën LDL.

Truri: Xhenxhefili është një luftëtar i dëshmuar kundër shumë gjendjeve të pafavorshme të funksionit të trurit, siç është sëmundja e Alzheimerit./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...