Arsyet se përse mushkonjat më shumë ju pickojnë juve sesa tjerët

PUBLIKUAR

Mushkonjat e zgjedhin gjahun e tyre – juve, ndoshta – bazuar në disa faktorë të ndryshëm.

Por, ekziston një lajm i mirë: disa faktorë që ju bëjnë joshës në sytë e mushkonjave faktikisht mund të ndryshohen, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet shkencore i kanë zbuluar faktorët të cilët i inkurajojnë mushkonjat ta kërkojnë gjakun tuaj.

Përndryshe, mushkonjat njihen për transmetimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si Zika, malaria, Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, etj.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej faktorëve që ju bëjnë të pa rezistueshëm në sytë e mushkonjave:

– Mushkonjave u pëlqejnë njerëzit të cilët lirojnë më shumë dyoksid karboni kur marrin frymë, siç janë njerëzit e mëdhenj ose gratë shtatzëna

– Ushtrimet fizike mund të prodhojnë acid laktik, i cili mund t’i tërheqë mushkonjat sepse lirohet në djersë

– Në një studim të vogël, hulumtuesit kanë zbuluar se mushkonjave u pëlqejnë njerëzit të cilët pinë birra

– Njerëzit me tipin O të gjakut kanë tendenca të joshin më shumë mushkonja sesa tjerët

– Njerëzit me një shumëllojshmëri më të gjerë të baktereve në lëkurë janë më pak joshës në sytë e mushkonjave

– Mushkonjat që e bartin malarian janë dyfish më të joshura nga gratë shtatzëna. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...