Rreziku që kërcënon fëmijët me inteligjencë mbi mesataren

PUBLIKUAR

Fëmijët me koeficient inteligjence më të lartë se norma janë më të rrezikuar nga çrregullimet bipolare me kalimin e viteve.

Në mënyrë të veçantë u vu re se fëmijët me koeficient të lartë inteligjence (rreth 10 pikë më shumë se norma në moshën 8-vjeçare) pasi kapërcenin kufirin e moshës madhore shfaqnin probleme maniako-depresive.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “British Journal of Psychiatry” dhe i kryer nga ekspertët e universiteteve të Glasgout, Bristolit, Kardifit dhe Teksasit.

Studimi ka përdorur si bazë të dhënat e mbledhura nga 14 mijë familje angleze gjatë 20 viteve. Studimi i të dhënave të mbledhura për 1881 të rinj nxori në pah lidhjen që ekziston mes koeficientit të inteligjencës (IQ) dhe incidencës së çrregullimeve mendore rreth moshës 22-23 vjeç.

Në mënyrë të veçantë u vu re se fëmijët me koeficient të lartë inteligjence (rreth 10 pikë më shumë se norma në moshën 8-vjeçare) pasi kapërcenin kufirin e moshës madhore shfaqnin probleme maniako-depresive.

Daniel Smith i universitetit të Glasgout thotë se ka edhe të tjerë faktorë që ndikojnë në riskun për probleme mendore, shkruan Shekulli. Disa prej tyre mund të jenë trashëgimia, ngjarjet stresuese apo abuzimi me drogërat.

Lidhja mes gjeniut dhe problemeve mendore
Një tjetër studim i kryer nga King’s College në Londër ka nxjerrë në pah së fundmi këtë lidhje, duke e argumentuar me hipotezën e një baze biologjike të përbashkët mes kreativitetit njerëzor dhe prirjes për t’u prekur nga sëmundje mendore, si çrregullimi bipolar apo skizofrenia.

Analiza e profileve të shumë personazheve të njohur për kreativitetin e tyre si muzikantë, artistë dhe shkrimtarë i ka çuar studiuesit në përfundimin se mundësia e tyre për të pasur shqetësime mendore ishte dukshëm më e madhe se ajo që kishte popullsia e zakonshme. Kjo me shumë gjasa për shkak të një baze gjenetike të përbashkët mes gjenisë dhe problemeve mendore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...