Një lugë uthull molle për 60 ditë ju ndihmon t’i eliminoni këto probleme shëndetësore

PUBLIKUAR

Uthulla thuhet të jetë zbuluar diku 5000 vjet para Lindjes së Krishtit, kur lëngu i hardhisë ishte shndërruar në verë dhe pastaj në uthull.

Fillimisht ishte përdorur si ruajtës i ushqimit, por njerëzit pastaj ia kishin zbuluar vetitë e shumta mjekësore, transmeton Telegrafi.

Hipokrati e ka përdorur atë për të shëruar plagë, ndërkaq gjatë shekullit të 18-të është përdorur si ilaç natyral për sëmundjen e diabetit, dhimbjet e lukthit, etj.

Më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell uthulla e mollës nëse e konsumoni çdo ditë për dy muaj rresht:

– Vetitë antibakteriale të uthullës së molle jua shërojnë fytin e tharë

– Konsumimi i një luge të çajit me uthull molle jua rikthen nivelet adekuate të acidit në lukth, e parandalon refleksin acidik dhe spazmat intestinale

– Ka efekte anti-glicemike dhe në mënyrë pozitive ndikon te sheqeri në gjak duke e parandaluar tretjen komplete të karbohidrateve komplekse

– Uthulla e mollës trajton shumë çrregullime të lëkurës, duke filluar nga pickimet e insekteve, helmimi me dredhkë e deri te djegia nga rrezet e diellit

– Aplikimi i uthullës së mollës ju ndihmon t’i eliminoni edhe lythat për shkak të prezencës së acidit acetik

– E përmirëson shëndetin e zemrës

– Uthulla e mollës po ashtu është e lartë me kalium, prandaj e mbush trupin energji dhe e trajton lodhjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...