Dredhëzat gjithë kohës i hamë gabimisht: Për shkak të këtij gabimi, ato dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme një pjesë të trupit!

PUBLIKUAR

Bëni bashkë dredhëzat e artikujt të cilët nuk janë të thartë dhe kanë përqindje të ulët sheqeri

Dredhëzat janë të pasura me antioksidante dhe janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, transmeton Telegrafi.

Përmbajnë vitaminë C, kalium, fibra dhe pak kalori. Mirëpo, nëse e teproni mund të jenë fatale për një pjesë të trupit tuaj.

Shumë artikuj ushqimorë, duke i përfshirë edhe dredhëzat, janë të pasura me thartirë folike dhe konsumimi shpeshtë i artikujve të thartë mund të çojë në erozionin e dhëmbëve.

Fjala është për gjendjen e cila shkatërron shtresën mbrojtëse të zmaltit të dhëmbëve tanë. Njëherë kur e humbin zmaltin, ai më nuk përtërihet dhe kjo mund të çojë deri në probleme të shumta shëndetësore me dhëmbë, por, në rastin më të keq, edhe në humbjen e tyre.

Fatmirësisht, ekzistojnë gjëra të caktuara të cilat mund t’i bëni në mënyrë që t’i mbroni dhëmbët:

Hani mençur

Arrat, spinaqi, bananet, mollët dhe produktet e qumështit janë zgjedhje e mirë. Mos hani vazhdimisht gjatë ditës. Prisni disa orë pasi të hani dredhëza, në mënyrë që pështyma të neutralizojë dhe të përmirësojë zmaltin.

Shpëlani pas ngrënies

Shpëlarja e gojës me ujë neutralizon thartirën.

Mos i lani dhëmbët

Abrazivët në pastën e dhëmbëve munden edhe më shumë të dëmtojnë zmaltin. Prisni së paku 30 minuta para se të filloni t’i lani dhëmbët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...