Dodge Charger i ri do të lansohet për të rivalizuar me BMW X5 (Foto)

PUBLIKUAR

Vetura do të ketë katër dyer, në trupin shumë më të gjerë se modeli aktual

Gjatë një aktiviteti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, Dodge e ka prezantuar Charger Widebody, që është modeli më i ri nga kjo linjë e prodhimit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk është vetëm një variat që dallon pak prej aktualit, pasi ka pësuar ndryshime shumë të mëdha.

Trupi shumë më i gjerë dhe katër dyer, bëjnë që kjo veturë të lansohet për të rivalizuar me BMW X5 si dhe disa modele të së njëjtës kategori. Ndryshimet nuk janë vetëm në eksterier, pasi ka përforcime edhe brenda kapakut.

Motor Trend raporton se Dodge Charger Widebody, do të lansohet në LA Auto Shoë gjatë muajit nëntor me 797 kuaj fuqi.

Lidhur me këtë veturë, ishte thënë se do t’i ketë 717 kuaj fuqi, ndërsa rivali I fuqishëm, ka bërë që të përforcohet edhe më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...