Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje me Caritasin Zvicërran

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje me Caritasit lidhur me projektin “Kthimi i Qëndrueshëm i Përsonave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik” (SUREP) në Komunën e Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit.

Në bazë të kësaj marrëveshje Komuna e Lipjanit dhe Caritasi Zvicërran do të bëjnë një investim maksimal prej 10 grantesh për bizneset fillestare në Komunën e Lipjanit me shumën prej 30.000 Euro, duke ju ofruar mundësi personave të riatdhesuar për krijimin e bizneseve të reja.
Kryetari Imri Ahmeti falenderoj Vera Haag Arbenz, Drejtoreshë e Caritas për Kosovë për këtë marrëveshje duke thënë se Komuna e Lipjanit çdo herë është gatshme ti ndihmojë personat e riatdhesuar, në mënyrë që të gjithë qytetarët që jetojnë në Komunën e Lipjanit të kenë jetë sa më të mirë, shkruan Komuna e Lipjanit.

Këto grante do të ndahen gjatë implementimit të projektit.

Image may contain: 2 people, people sitting
Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...