Flamur Sylejmani : E mira e vetme për qytetarët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Flamur Sylejmani

Nuk ishte e panjohur për qytetarët e Lipjanit, mirëpo kur vie moment i thënies “mos e vet se të kallzon vet” gjithsesi është argument që tregon se për çka shqetësohen ata që politiken e shohin vetëm si mundësi për t’i realizuar qëllimet. Qytetarëve ju pengoi heshtja e tyre ndaj keqpërdorimeve që bënë qeverisja aktuale në Lipjan. Për keqpërdorime nuk reaguan! Pse? Sigurisht, se edhe për ta është normal ta keqpërdorësh paranë publike! U zgjuan vetëm për një arsye, atëherë kur kryetari i tashëm, tha se nuk sheh konkurent. Kjo ua prishi gjumin e thellë, përmes të cilit gjumë shihnin ëndrrën se do të qeverisin në Lipjan në mandatin e ardhshëm.

Kryetari i tanishëm kishte të drejtë që e tha këtë. Sepse, ai këtë e tha duke e pasur parasysh punën për vite të tëra që bëri partia që është opozita më e madhe e tanishme. Kishte të drejtë, sepse e ka të qartë sa janë parimore partitë me të cilat është në bashkëqeverisje. E mira e vetme për qytetarët e Lipjanit është se tani më nuk kanë nevoj të humbasin kohë për të gjetur dallimin mes këtyre partive. PDK me pushtet shumë vjeçar në Lipjan, nuk njihet për ndonjë sukses krahasuar me mundësitë që kishte. Avanconte të pa merituarit, mbështeste të pa vlerët………dhe mbi te gjitha nuk kishte përgjegjësi ndaj qytetarëve por u kishte hipur mbi kokw. Ndërsa partitë që tani janë në bashkëqeverisje AAK,NISMA,AKR, të cilat kanë marr pozita, të cilat pozita ua kanë mbyllur gojën dhe ua kanë verbuar sytë.Sipas tyre çdo gjë është në rregull.

Sigurisht se për ta nuk është e qartë urtësia “Të pa përgjegjshëm, të pa penguar, përgjegjesi e ndarë”. Pra të gjitha politikën e shohin si mënyrë për t’i realizuar qëllimet dhe jo si mundësi për zgjidhjen e problemeve shoqërore. Sikur krejt kjo gjendje të mos ishte dhimbje për qytetarët e Lipjanit, sigurisht se do ta komplimentoja Imri Ahmetin. Komplimenti do të ishte për mënyren se si ai partnerët e koalicionit i mban në grusht, duke berë që ata të mos ndihen gjallë. Të gjitha këto zhvillime kanë bërë që te qytetarët e Lipjanit të largohet edhe dyshimi më i vogel, prandaj qytetarët nuk shohin të ardhmen nga pozicioni që sheh Imri Ahmeti tash! Flamur M.SYLEJMANI

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...