Kalifati është zhdukur, por Shteti Islamik ka një plan të ri

PUBLIKUAR

Shërbimi sekret britanik MI5, vlerësoi kohët e fundit se 80 për qind e komploteve terroriste në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, përfshinin individë që nuk kishte kontakte me komandën qendrore në Siri apo Irak, transmeton gazeta “Zëri”.

Disa vite pas shpalljes së “kalifatit” të tij, kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi, u rishfaq në një video propagandistike. Këtë herë, në video nuk kishim predikimin e kalifit, por fjalimin e një të arratisuri që është në kërkim. Komentuesit, e vunë re menjëherë se sa kishte ndryshuar imazhi i tij nga hera e fundit ku ai shfaqej si zëvendësi i liderit të Al-Kaidës në Irak, Abu Musab Al-Zarkaui, disa javë para vdekjes së këtij të fundit, ulur mbi disa jastëkë në dysheme në një dhomë pa dritare, dhe me një armë në dorë. Kjo video e re, ishte e realizuar në mënyrë të kujdesshme.

Por Bagdadi jeton në një “flluskë” të vogël sigurie, me mbështetës për besnikërinë e të cilëve nuk mund të jetë i sigurt. Ai është si një kafshë në arrati në një mjedis armiqësor, që jeton në frikë se dikush mund ta tradhtojë, duke pranuar shpërblimin prej 25 milionë dollarësh të premtuar nga Shtetet e Bashkuara për kapjen e tij. Ai shpenzon shumë kohë, energji dhe burime, për të garantuar sigurinë e tij.

Transmetimi i videos më të fundit, edhe pse ajo jep pak indikacione sa i përket vendndodhjes së tij apo identitetit të atyre që e rrethojnë, është një rrezik që ai ka qenë i detyruar ta marrë përsipër. Ai e kishte mjaft të nevojshme të mobilizonte trupat e tij, duke pasur parasysh se strategjia gjithëpërfshirëse kundër ISIS, dëboi pjesë të mëdha të lëvizjes xhihadiste, kontribuoi në rrëzimin e të ashtuquajturit Kalifat, teksa edhe në Bagdad, ai është duke u sfiduar nga mbështetësit e tij të dikurshëm.

Nëse videoja e parë e Bagdadit, e tregonte atë si predikues gjithëpërfshirës për myslimanët në mbarë botën, kjo e fundit është pak më shumë sesa prova e jetës. Ai ngjan sikur të jetë vetë një peng i ISIS. Por përtej kësaj, video është e rëndësishme, pasi ofron të dhëna të tjera. Sulmet terroriste të muajit të kaluar në Sri Lanka, edhe pse pretendohet se janë organizuar nga ISIS, nuk u koordinuan nga lëvizja, por thjesht u kryen në emër të saj, me vetëm një lidhje të ngushtë me komandën e saj qendrore, përcjell “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...