Turqia dënon bombardimin izraelit të agjencisë së lajmeve

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka dënuar sulmet e Izraelit në Gaza, duke thënë se ato paraqesin akte terroriste, pasi zyra e agjencisë shtetërore turke të lajmeve u shkatërrua gjatë sulmeve izraelite.

“I dënojmë ashpër sulmet e Izraelit kundër zyrës së agjencisë ‘Anadolu’ në Gaza. Turqia dhe kjo agjenci do të vazhdojnë t’i tregojnë botës për terrorizmin izraelit dhe dhunën në Gaza dhe në pjesët tjera të Palestinës, pavarësisht këtyre sulmeve”, tha presidenti turk.

Forcat izraelite të sigurisë thanë se e kanë bombarduar një ndërtesë në Gaza, në të cilën kishte zyra të Hamasit për inteligjencës ushtarake dhe siguri.

Gjatë fundjavës, më shumë se 430 raketa janë hedhur nga Gaza drejt Izraelit, ndërsa Izraeli është kundërpërgjigjur me 200 sulme me tanke dhe aeroplanë. Sipas zyrtarëve, gjashtë palestinezë dhe një izraelit u vranë gjatë këtyre sulmeve.

Vala më e re e dhunës filloi të premten pasi një snajper palestinez i sulmoi trupat izraelite, duke lënë të plagosur dy ushtarë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe i vrau dy anëtarë të Hamasit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...